Selmani: Kisha emocione në debutim, barazimi rezultat i drejtë

06 qershor 2021 | 16:12

Shqipëria nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Uellsit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Cardiff.

Një nga risitë, por edhe më të mirët në fushë ishte Gentian Selmani, rrëfeu që kishte emocione pas aktivizimit, por dha më të mirën në fushë.

“Ishte ndeshje e luftuar. Barazimi ishte i drejtë sepse të dy ekipet nuk krijuan shumë raste. U munduam të bëjmë lojën tonë, por nuk finalizuam dot. Këto ndeshje janë në funksion të eliminatoreve të Botërorit. Në këtë grup kemi disa lojtarë shumë të mirë dhe besoj se mund të paraqitemi shumë mirë në eliminatoret e shtatorit. Ishte ndeshja ime e parë me kombëtaren e madhe. Normalisht kisha emocione duke e ditur se do isha në formacion. U mundova t’i menaxhoj sa më mirë, duke u munduar të luaj sa më thjesht dhe besoj se e ndihmova ekipin në këtë barazim të marrë. Do vazhdoj të punoj fort dhe shpresoj të jap perfomanca akoma më të mira”, u shpreh Selmani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori holandez Georginio Wijnaldum thuhet se ka vendosur të bashkohet…