
Selmani në formacionin e javës në Rumani
13 gusht 2024
| 16:39
Astrit Selmani ka vazhduar me formë të shkëlqyer me fanellën e gjigantit rumun Dinamo Bukuresht.
Sulmuesi kosovar ka gjetur sërish golin, ku kësaj radhe në sfidën e xhiros së pestë në përballje me ACSM Poli Iasi. Dinamo mori një pikë nga kjo përballje pasi barazoi me rezultat 2-2.
Reprezentuesi kosovar realizoi golin e parë në këtë takim dhe mori notë 7,7 nga SofaScore. Selmani ka 3 gola të shënuar në pesë xhirot e para të kampionatit.