Selmani operohet me sukses
05 prill 2024
| 10:55
Klubi i futbollit Drita ka njoftuar se Kastriot Selmani e ka kaluar me sukses operimin, pas lëndimit që pësoi ndaj Prishtinës, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Drita ka bërë të ditur se Selmani do të jetë jashtë fushave deri në gjashtë javë.
“Në ndeshjen gjysmëfinale të kupës përballë FC Prishtina ditën e djeshme Selmani pësoi një lëndim që rezultoi të jetë frakturë në klavikulë dhe sot i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik”, thuhet në njoftim.
“Kaci operacionin e ka kaluar me sukses ndërsa procesi i rikuperimit do të zgjasë pesë deri gjatë javë. Klubi jonë i dëshiron shërim të shpejtë Kacit”.