Selvije Halimi: Po dëshmohet përkrahja për PDK-në dhe Veselin
23 shtator 2019
| 15:14
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Selvije Halimi, ka bërë me dije se përkrahja për kandidatin për kryeministër nga kjo parti është dëshmuar në takimet me banorët e fshatrave Poturoc dhe Rusinoc të Lipjanit.
Ajo ka thënë se banorët e këtyre dy fshatrave janë shprehur të gatshëm në mbështetje të PDK-së dhe kandidatëve të kësaj partie për deputetë.
“Përkrahja e fuqishme për kryeministrin e ardhshëm z. Kadri Veseli dhe Partinë Demokratike të Kosovës u dëshmua edhe nga takimet me banorët e fshatrave Poturoc e Rusinoc të cilët shprehën gatishmërinë të jenë pjesë e Dekadës së re”, ka shkruar Halimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/