Semaforë të rinj nëpër rrugët e Prishtinës
29 tetor 2019
| 15:36
Në kryqëzimin e rrugëve Arbënor e Astrit Dehari dhe Ernest Koliqi do të vendosen semaforë.
Kështu ka bërë me dije kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Këto ditë do të vendosen semaforë në kryqëzimin e rrugëve Arbënor e Astrit Dehari (ish Muharrem Fejza) dhe Ernest Koliqi (apo kthesa te EULEX. Për shkak të qarkullimit të shtuar në drejtim të rrugës Holger Pedersen, makinat nuk i japin përparësi rrugës kryesore dhe shkaktojnë tollovi në komunikacion”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/