Semi dëshiron takim me ish të dashurin në “Big Brother VIP”

07 nëntor 2021 | 12:08

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”, banorët zhvilluan një lojë me pyetje për njëri-tjerin.

Gjatë lojës, një pyetje iu drejtua këngëtares, Semi Jaupaj në lidhje se kë do të dëshironte të takonte në shtëpi.

Kush do të kishe dëshirë të vije të të vizitonte në “Big Brother VIP?”, ishte pyetja drejtuar Semit.

“Do doja ta takoja babanë pasi kam tri vite pa e parë dhe pse jo edhe Boikenin”, u përgjigj ajo, duke bërë që disa nga banorët të emocionohen nga kjo përgjigje.

Kujtojmë që Semi ka qenë në lidhje dashurie me Boiken Lako për disa vite, ndërsa deri tani Semin e ka vizituar shoqja e saj e ngushtë, moderatoja Bora Zemani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e famshme të “Big Brother…