Semi i përgjigjet shumë prerë pyetjes ‘a do të lidheshe me ish-in e shoqes’
Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip” u ngrit pyetja: “A do të lidheshit me ish-in e shoqes/shokut të ngushtë?”
Mes gjithë përgjigjeve që u dhanë, ajo e Semit ishte më e forta dhe më e prera, krahasuar me çfarë thanë banorët e tjerë.
Jo-të” e prera të Semit kundërshtoheshin hera-herës nga ndërhyrjet e banorëve të tjerë të cilët i kërkonin të mos “nxitohej” pasi nuk i dihen kurrë situatat e jetës.
Jo pa arsye, e gjithë vëmendja u fokusua tek Semi, duke qenë se brenda shtëpisë së Big Brother-it raporti i saj me Donaldin është komentuar në mënyra të ndryshme për shkak të Bora Zemanit (shoqja e ngushtë e Semit dhe ish-e dashura e Donaldit).
Kjo ishte deklarata e parë e fortë në lidhje me një temë të tillë ndonëse nuk ishte pyetje dedikuar raportit Semi-Donald, u duk sikur këngëtarja i dha njëherë e mirë dyshimeve dhe aludimeve të atyre që mendojnë se mund të lindë diçka mes saj dhe ish-të dashurit të shoqes së ngushtë, Donaldit.