Semimaturantët i nënshtrohen nesër Testit të Arritshmërisë

03 korrik 2023 | 18:00

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit e klasave të nënta se nesër (e martë), 4 korrik 2023, do të mbahet pjesa e parë e Testit të Arritshmërisë.

“Në test pritet të hyjnë 23.632 nxënës në 176 qendra të testimit, respektivisht në 1.867 salla të testimit”, njofton MAShT.

Në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Gjuhë Amtare, Gjuhë Angleze, Histori dhe Gjeografi.

Ndërkaq, më 11 korrik do të mbahet pjesa e dytë e testit në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

MAShT tutje njpfton se rezultatet e testit do të publikohen më 17 korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kushdo që jeton në Tiranë e njeh zonën e Zogut…