Seminar i FFK-së për licencimin e klubeve në garat evropiane me praninë e përfaqësuesve të UEFA-s

05 shkurt 2025 | 20:02

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, të mërkurën u mbajt seminari për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s për edicionin garues 2025/26, ku morën pjesë përfaqësues të klubeve të Albi Mall Superligës dhe Superligës së vajzave.

Përgjegjësit nga UEFA, Daniele Bernardi dhe Andre Glue, shfrytëzuan mundësinë për të informuar klubet mbi ndryshimet në Rregulloren e UEFA-s për licencimin dhe kriteret e reja që duhen plotësuar për të marrë pjesë në garat evropiane. Me këtë rast klubet u njoftuan gjithashtu se procesi i licencimit do të përmbyllet në muajin maj.

Daniele Bernardi, menaxher i lartë i licencimit të klubeve në UEFA, vlerësoi përpjekjet e FFK-së dhe përmirësimet e fundit në futbollin kosovar.

“Ne jemi këtu për të prezantuar ndryshimet dhe azhurnimet kryesore në rregulloren tonë dhe gjithashtu për t’ua rikujtuar klubeve shtyllat kryesore që janë pjesë e licencimit dhe monitorimit financiar të klubeve në Evropë. Federata e Futbollit të Kosovës është anëtari ynë më i ri në UEFA dhe, që nga pranimi i saj, kemi parë përmirësime në standardet e ndryshme të futbollit evropian. Kjo ka ndodhur edhe falë sistemit të licencimit të klubeve, i cili po ndihmon klubet të rrisin nivelin e tyre, duke sjellë zhvillime të rëndësishme në vitet e fundit”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Tahiri, kandidat i AAK-së për deputet me numër 10,…