Seminar njëditor me instruktorin Klaus Stark
01 gusht 2024
| 16:27
Shoqata e Trajnerëve të Futbollit organizon seminar njëditor me trajnerët e Superligës dhe Ligës së Parë (femra dhe meshkuj) me ligjërues instruktorin gjerman Klaus Stark. Tema e seminarit do të jetë “Sistemet e lojës (përparësitë dhe mangësitë) dhe aplikimi i tyre në praktikë”.
Seminari mbahet më 8 korrik, në orën 9:30, në Kampin Nacional në Hajvali. “Trajnerët e interesuar që dëshirojnë të marrin pjesë, duhet të dërgojnë kërkesën e tyre në adresën e emailit: [email protected]”, thuhet në njoftimin e FFK-së.