Sëmundja misterioze prek diplomatët amerikanë në Rusi, u shkaktua nga arma sonike
Sëmundje misterioze i ka prekur diplomatët amerikanë në Rusi gjatë viteve të fundit, raporton BBC.
Personeli i ambasadave amerikane nëpër botë ka raportuar për “sindromin e Havanas” me simptoma të pashpjegueshme si marramendja.
Ata mund të kenë cak i armës sonike të Rusisë, thuhen në hulumtimin e përbashkët të “The Insider”, “Der Spiegel” dhe 60 minutes të CBS-së.
Moska ka mohuar akuzat.
Fenomeni mori emrin në bazë të kryeqytetit kuban Havanas, sepse këtu ndodhi rasti i parë në vitin 2016, por raportimet tregojnë se rastet e para mund të kenë ndodhur në Gjermani, dy vjet më herët.
Raste të tjera janë raportuar në Washington dhe në Kinë.
Personeli amerikan – përfshirë atë të Shtëpisë së Bardhë, CIA-s dhe FBI-së, janë ankuar për marramendje, kokëdhimbje dhe vështirësi në përqendrim.
Janë dorëzuar më shumë se 1 mijë raporte dhe dhjetra prej tyre janë ende të pasqaruara.
Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka publikuar një studim gjatë marsit me të cilin ka treguar për lëndime të trurit te disa anëtarë të stafit.
Për një kohë të gjatë janë ngritur dyshimet se diplomatët amerikanë janë goditur me energji ose mikrovalë nga pajisje të fshehura. Kjo mundësi është përmendur edhe në raportet e mëparshme të inteligjencës amerikane.
Rusia ka njësitin e veçantë të njohur si 29155 që përdorin këtë armë sonike ndaj diplomatëve.
Ky njësit është i përfshirë edhe në helmimet e agjentëve rusë, përfshirë Sergei Skripalin në Britani gjatë vitit 2018. Reporteri.