Sëmundjet e dhëmbëve, gurët, era e rëndë – stomatologu Hoxha flet për shëndetin oral
Në podcastin e radhës “Shëndeti në rend të parë” është diskutuar lidhur me shëndetin oral.
Stomatologu Getoar Hoxha, i cili muaj më parë është shpallur studenti më i mirë në Implantologji dhe Rigjenerim kockor për vitin 2024 nga instituti amerikan GIDE (Global Institute For Dental Education) ka folur lidhur me ndikimin që ka shëndeti oral në organizëm, rëndësinë e kontrolleve sistematike, raporton Telegrafi.
Ai po ashtu ka sqaruar lidhur me atë pse formohet gurët në dhëmbë dhe pse duhet gjithsesi të largohen.
Hoxha ka folur edhe për teknikat më të mira të pastrimit të dhëmbëve, ka sqaruar edhe arsyet pse nuk duhet të përdoren shpëlarësit e gojës pa rekomandim të mjekut, erën e rëndë të gojës, etj.
Stomatologu në këtë podcast me autore Besnike Salihu, po ashtu ka folur për sëmundjet e dhëmbëve, si kariesi, paradentoza, pastaj ruajtën e dhëmbëve te fëmijët, etj.