
Sëmuret Lady Gaga, anulon performancën në Las Vegas
08 nëntor 2019
| 14:18
Lady Gaga ka anuluar performancën e saj në Las Vegas për shkak të bronkitit. Në një postim në rrjetin social “Twitter” ajo ka kërkuar falje për anulimin e kësaj performance pasi ndjehej e dobët fizikishtë.
“Me keqardhjen e saj më të Lady Gaga njofton anulimin e performancës së sotme në Park MGM sepse është sëmurë nga një infeksion i sinusit dhe bronkiti”, ka shkruar Park MGM. Ndërkohë këngëtarja ka publikuar një fotografi të saj ku dukej sëmurë.