Sena: Messi është lojtari më i miri në botë

18 prill 2020 | 18:41

Duke u konsideruar në mesin e tre lojtarëve më të mirë në botë aktualisht, Messi dhe Neymar marrin një vëmendje të madhe nga të gjithë. Është ish anëtari i Villarreal, Marcos Senna, ai që së fundmi ka dhënë komentet e tij lidhur me Messi dhe Neymar.

Senna është i bindur se ikona e Barcelonës, Lionel Messi është më i miri në botë, por beson se edhe Neymar mund ta fitojë një ditë Topin e Artë.

“Për mua, Messi është më i miri në botë, individualisht”, ka thënë Senna, transmeton lajmi.net “Nuk ka ndonjë më të mirë sesa ai”, ka shtuar ish mesfushori.

“Neymar është lojtar i kompletuar. Ka vlerë për Topin e Artë, por i duhet më shumë fat për të shmangur lëndimet. Unë bëj tifo për PSG në Ligën e Kampionëve, pasi për mua, Neymar ka vlerë për Topin e Artë’, ishin fjalët e Senna. Senna ka regjistruar 365 paraqitje për Villarreal, ku ka shënuar 33 gola dhe ka shtuar 16 asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prezencë të familjarëve, para pak orëve është zhvarrosur trupi…