Senati amerikan miraton marrëveshjen për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së
30 korrik 2018
| 17:29
Senati amerikan në mbledhjen e 26 korrikut ka miratuar marrëveshjen për ekstradim në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Marrëveshja në fjalë ishte nënshkruar më 29 mars të vitit 2016 në mes të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadorit amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.
Marrëveshja në fjalë shfuqizon atë paraprake të nënshkruar në mes të ShBA-së dhe ish-Mbretërisë së Serbisë rreth 100 vjet më parë.
Marrëveshja për ekstradim në mes të Kosovës dhe ShBA-së garanton që personat që kanë kryer krime, dhe që paraqesin rrezik për qytetarët e të dy vendeve, do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë.