
Senati amerikan miraton nominimin e Kavanaugh në Gjykatën Supreme
07 tetor 2018
| 10:23
Senati amerikan ka miratuar Brett Kavanaugh, të nominuarin e presidentit amerikan, Donald Trump për gjykatës në Gjykatën Supreme.
Në votimin e së shtunës 50 senatorë kanë votuar në të mirë të Kavanaughit, derisa 48 të tjerë kundër nominimit të tij.
Emri i Kavanaugh është përfolur javët e fundit për shkak të akuzave të nisura drejt tij nga disa gra, për siç kanë thënë sjellje të keqe seksuale.