Senati amerikan miraton projektligjin për buxhet
09 shkurt 2018
| 11:17
Senati amerikan ka votuar për rihapjen e Qeverisë dhe miratimin e marrëveshjes për buxhetin prej 400 miliardë dollarësh, pasi liderët kongresionalë janë përpjekur për të minimizuar efektet e mbylljes së qeverisë.
Marrëveshja ka kaluar me 71 vota në favor të saj dhe tani duhet të kalojë te Dhoma e Përfaqësuesve.
Më 19 janar, qeveria amerikane ishte mbyllur për tri ditë pasi Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi kanë dështuar në arritjen e marrëveshjes për financim.
Qeveria është hapur më 23 janar, pak kohë pas votimit nga dy dhomat e Kongresit (Rel).