Senati i ShBA-së miraton pako 95-miliardëshe me ndihma për Ukrainën dhe Izraelin
13 shkurt 2024
| 13:22
Senati i Shteteve të Bashkuara (ShBA) të martën në mëngjes ka miratuar 95.3 miliardë dollarë të pakos për ndihma të jashtme, ku përfshihet asistenca për Ukrainën dhe Izraelin.
Tash “topi” bie në fushën në Dhomës së Përfaqësuesve, ku kryetari i saj, Mike Johnson, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane, e ka kritikuar legjislacionin, raporton televizioni “CNN”.
Përpos ndihmave për Ukrainën e asistencës së sigurisë për Izraelin, në këtë pako përfshihet edhe asistenca humanitare për civilët në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Ukrainë.
Është e paqartë nëse kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve do të organizojë votim të kësaj pakoje dhe shumë republikanë në këtë institucion janë kundër ndihmave të reja për Ukrainën.