Nuk pranohet propozimi i Trumpit që Kavalec të jetë ambasadore e re në Shqipëri
Sipas ndihmësve në Komisionin e Senatit amerikan për Çështjet e Jashtme, kandidatura e Kathleen Ann Kavalec, e emëruar si ambasadore e SHBA në Tiranë, i është kthyer të enjten presidentit Donald Trump.
Kavalec u emërua nga presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh nga ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga Komisioni i Senatit për Punët e Jashtme.
Sipas rregullave të Senatit, kur koha e pritjes për konfirmim i kalon 30 ditë, kandidatura i kthehet presidentit, por komisioni i senatit mund ta anashkalojë këtë rregull me një votë konsensuale.
Kandidatura e Kavalecit ka qenë një prej rasteve me pritjen më të gjatë për konfirmim nga ato që i janë paraqitur komisionit të senatit, raporton VOA.
Nuk është e qartë se përse Komisioni i Senatit nuk e ka marrë në shqyrtim kandidaturën e Kavalecit.