Senati miraton Pam Bondin – Ditë të zeza për Jack Smithin dhe Gjykatën Speciale

06 shkurt 2025 | 10:24

Shkruan: Astrit Gashi

Me 54 vota pro dhe 46 kundër, Senati Amerikan miratoi Pam Bondi, të nominuarën e Donald Trump për postin e Prokurores së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në seancën dëgjimore përballë Senatit, Pam Bondi deklaroi se synimi i saj kryesor do të ishte zhdukja e politizimit në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, rikthimi i besimit dhe integritetit në këtë institucion dhe garantimi që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

Rishikimi i çështjeve të Jack Smith në ditën e parë të punës

Menjëherë pas marrjes së detyrës, Bondi ka nisur një rishikim të plotë të rasteve kundër Donald Trump, veçanërisht atyre që janë udhëhequr nga ish-prokurori special Jack Smith. Ky i fundit kishte hetuar Trumpin për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara dhe për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Në ditën e saj të parë në detyrë, Bondi ka krijuar një grup pune të posaçëm për të shqyrtuar veprimet e Smith dhe prokurorëve të tjerë që kishin ndjekur penalisht Trumpin. Kjo lëvizje shihet si një ndryshim i madh në Departamentin e Drejtësisë, duke zhvendosur fokusin drejt politikave të administratës aktuale.

Gjatë verës së kaluar, Bondi e ka quajtur Jack Smith – ish-kryeprokurorin e Gjykatës Speciale – “një qen të tërbuar”, duke theksuar kritikat e saj të ashpra për rolin dhe mënyrën se si ai ka drejtuar hetimet kundër Trumpit.

Me Pam Bondin në krye të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Gjykata Speciale dhe hetimet ndaj Trumpit duket se do të hetohen menjeherë ku i pari do të jetë Jack Smith i cili ngriti aktakuzë kunder liderrve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rei Manaj mund të ndërrojë skuadër në këtë dritare të…