Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, tha për BBC kohë më parë se ajo do të përdorë veto kundër projektligjit, nëse ai kalon në leximin e dytë.
Zurabishvili tha se shqetësimi i saj kryesor është se projektligji në fjalë është “tamam kopje e ligjit të [presidentit rus Vladimit] Putin”.
Megjithatë, Zurabishvili tha se partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane ka mjaft deputetë për ta rrëzuar veton e saj.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Gjeorgji e ka kritikuar rikthimin e projektligjit, duke thënë se ai nuk është në përputhje me vlerat e bllokut, të cilit Tbilisi dëshiron t’i bashkohet.
Human Rights Watch gjithashtu e ka kritikuar këtë legjislacion.
Gjeorgjia ka qenë e zëshme në synimin e saj për t’iu bashkuar BE-së, dhe vitin e kaluar e mori statusin e vendit kandidat pasi Qeveria u tërhoq nga përpjekja e parë për ta kaluar këtë projektligj, pas protestave të mëdha.