Senatori amerikan: E rëndësishme të ripërtërihet përkushtimi i ShBA-së për Kosovën
Senatori republikan në Komitetin për Punë të Jashtme, Jim Risch, ka uruar Kosovën për 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Risch ka shkruar është e rëndësishme që të ripërtërihet përkushtimi i ShBA-së për procesin e paqes sepse rritja e jostabilitetit në Ballkan është shqetësuese.
“Sot, në Ditën Kombëtare të Kosovës është e rëndësishme që të ripërtërijmë përkushtimin tonë ndaj procesit të paqes dhe të ndërtojmë mbi arritjet e bëra deri më tani. Rritja e paqëndrueshmërisë në Ballkan është shqetësuese, por unë mbetem i sigurt në përpjekjet e atyre që ecin përpara përballë vështirësive”, ka shkruar Risch në llogarinë e vet në “Twitter”.
Today, on #Kosovo National Day, it’s important we renew our commitment to the peace process and build upon the accomplishments made so far. Increasing instability in the #Balkans is worrying, but I remain confident in the efforts of those who push on in the face of adversity. 🇽🇰
— Senate Foreign Relations Committee Ranking Member (@SenateForeign) February 18, 2022