Senatori amerikan: Kosovës e Serbisë tash i duhen vendime të vështira

24 nëntor 2022 | 08:25

Kosova e Serbia po paralajmërohen për disa vendime të vështira. Kështu të paktën ka bërë me dije senatori amerikan Chris Murphy në një postim në “Twitter”.

Derisa ka rreaguar për arritjen së marrëveshjes Kosovë – Serbi lidhur me çështjen e targave ilegale, Chris Murphy shkruan se liderët e Kosovës dhe të Serbisë duhet të bëjnë zgjedhje të vështira e të nevojshme për të arritur një marrëveshje të plotë për njohje reciproke.

“Kjo tingëllon si një marrëveshje e vogël – një marrëveshje për targat e makinave – por, në fakt, është një çështje shumë emocionale që kërcënoi sigurinë. Tani liderët serbë dhe kosovarë duhet të bëjnë zgjedhje të vështira të nevojshme për të arritur një marrëveshje për njohje reciproke”, shkruan Murphy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel.…