Senatori amerikan: Nëse nuk hiqet taksa, ShBA-ja ta shqyrtojë praninë ushtarake në Kosovë

10 mars 2020 | 11:15

Senatori amerikan, David Perdue, ka folur lidhur me situatën politike në Kosovë.

Perdue ka thënë se Kosova duhet ta heq taksën ndaj produkteve serbe.

Republikani ka thënë se nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë ShBA-ja duhet ta shqyrtojnë praninë e trupave në Kosovë.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë ShBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar Pardue në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka konfirmuar se do…