Senatori amerikan-Vuçiqit: SHBA-ja nuk imponon zgjidhjen për Kosovën
10 shtator 2018
| 20:34
Senatori amerikan, njëherësh kryetar i Komisionit të Sigurisë së Shtetit, Ron Johnson, deklaroi sonte në Beograd se SHBA nuk do të imponojnë një zgjidhje për Kosovën.
Ai ka deklaruar se të gjithë zyrtarët amerikanë, si presidenti Donald Trump dhe zëvendëspresidenti Mike Pence duan që problemi i Kosovës të zgjidhet, përcjell “ksp”. “Ne duam një situatë të qëndrueshme dhe prosperitet. Ne nuk do të imponojmë ndonjë zgjidhje, dua ta mbështes Vuçiqin, t’i japim atij hapësirë për të gjetur një zgjidhje”, ka deklaruar Johnson pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.