Senatori Dole së shpejti me statujë në Prishtinë
Senatori amerikan, Bob Dole, së shpejti do ta ketë gati statujën e tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Kjo vepër arti do të jetë e punuar nga skulptori Luan Mulliqi.
Me këtë rast, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett, i ka dorëzuar senatorit Dole fotografinë e statujës.
“Ka qenë nder që personalisht të ja dorëzoi personalisht fotografinë e statujës së Senatorit Dole të punuar nga Luan Mulliqi që do të vendoset në Prishtinë. Njeri i mrekullueshëm”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e vet në “Twitter”.
It was my pleasure to deliver in person a photo of the statue of @SenatorDole created by Luan Mulliqi which will be unveiled soon in #Pristina. Remarkable man! https://t.co/2rA9NntWfE
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 25, 2020