Senatori Gary Peters i jep mbështetje Veselit për transformimin e FSK-së në ushtri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës zyrtare në Amerikë është takuar me senatorin Gary Peters, me të cilin ka biseduar për procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.
“Në takim me Senatorin, Gary Peters, një mik i madh i Kosovës. E falënderova për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. Si anëtar i Komitetit të Senatit për Forca të Armatosura, me senatorin Peters diskutuam për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Ai shprehi përkrahjen e plotë si dhe patëm një diskutim shumë përmbajtësor për misionin dhe ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë sonë pas transformimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë përkrah Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1145991365576068/?type=3&theater