SENATORI I AMERIKËS BOB DOLE KTHEHET NË PRISHTINË I DERDHUR NË BRONZ

30 gusht 2020 | 23:59

Ismet Sylejmani

Pas ngujimit të minatorëve trima e heroik të Trepçës në zgafellat e nëntokës; pas grevës legjendare të tyre; pas organizimit nga LPRK të demonstratave masive të marsit të vitit 1989; pas organizimit para Grandit në Qendër të Prishtinës të demonstratës nga LPRK në maj të vitit 1989 me rastin e ardhjës së delegacionit të Parlamentit Europian; pas rrethimit,dyluftimit epik dhe rënies heroike në Breg të Diellit në Prishtinë të Udhëheqësit të LPRK-së, Heroit të Kombit Afrim Zhitia dhe shokut e bashkëveprimtarit të tij, drejtuesit të lartë të LPRK-së në Kryeqytetin e Kosovës, Heroit të Kombit Fahri Fazliu;pas Deklaratës së 2 Korrikut 1990, erdhi radha e paralajmërimit historik të vizitës së delegacionit të lartë të Senatit të SHBA-ve në Prishtinë, në Krahinën autonome të Jugosllavisë në Kosovë!

Amerikën në Kosovë, në vitin 1990, populli shqiptar e priti me madhështi!

LPRK luajti rrol të madh organizativ në organizimin e demostratës me rastin e vizitës së delegacionit amerikan në Kosovë!

E gjithë bota e pa nga afër se sa shumë dashuri, respekt e konsideratë ushqente për SHBA-në populli shqiptar i Kosovës!
Më 29 Gusht të vitit 1990, ishte një ngjarje e madhe historike,sepse ardhja e delegacionit të lartë
amerikan në Kosovë, u shëndërrua në paralajmerim konkret dhe historik për popullin shqiptar të Kosovës në përgjithesi dhe për radhët e organizuara ilegale politiko-patriotike dhe për LPRK në veçanti, se Kosova po fillonte një fazë të re, në të cilën organizimi politik dhe pergaditja e shtratit të luftës së armatosur kundër Serbisë pushtuese do të ishte shumë e ashpër dhe me shumë të papritura, por e domosdoshme dhe e mundshme!

Lufta heroike dhe titanike e UÇK-së, gjaku i derdhur për liri i Heronjëve dhe Dëshmorëve, ndihma e madhe kolosale e SHBA-së dhe bombardimi i NATO-s mbi Serbinë dhe caqet e saja ushtarake në Kosovë, sollën çlirimin e Kosovés nga Serbia dhe largimin e sajë nga Kosova!

Kthehet i derdhur në bronz Senatori i famshëm i SHBA-ve Bob Dole, në 30 vjetorin e vizitës së parë të madhe të delegacionit amerikan në Kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë!

Populli shqiptar e ka dëshumar me vepra nëpër histori, se din dhe është mirënjohës për jetë të jetëve të miqëve të mëdhenj e aleatëve historik!

Të atyre që na e kanë zgjatur dorën e ndihmës njerëzore e ushtarake dhe na kanë ndihmuar të ecim dhe të rrojmë me dinjitet njerëzorë dhe kombëtar!

Pas Shqipërisë Nënë, Amerika është e para, që na ka dhënë dhe na ka ndihmuar më së shumti!

Faleminderit Senatori i madh dhe historik i Amerikës për Kosovën, i nderuar Bob Dole!

Mirësevjen i dashur dhe shumë i nderuar Bob Dole, në Kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë!

Faleminderit Amerikës dhe Ty!
Mirënjohës përgjithmonë!

Ismet Sylejmani, ish veprimtarë dhe drejtues i lartë i LPRK-së!
Prishtinë, 29 Gusht 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Proserbët në Mal të Zi fitojnë zgjedhjet me ndihmën e…