Senatori Johnson, pas Kosovës viziton Serbinë
10 shtator 2018
| 11:51
Senatori amerikan Ron Johnson, ka arritur për një vizitë dyditore në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministren Ana Bërnabiq dhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq.
Johnsoni është një nga bashkëpunëtorët e lartë të presidentit amerikan, Donald Trump, i ngarkuar me misione të posaçme.
Johnsoni të dielën në Prishtinë është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për bisedimet Kosovë-Serbi.