Senatori Murphy: Asociacioni do të çojë drejt njohjes së ndërsjellë

22 maj 2023 | 16:47

Senatorët amerikanë kanë kërkuar që Serbia të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ndërkaq Kosova këtë vit të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters janë takuar të hënën në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Senatori Murphy ka thënë se si Kosova, ashtu edhe Serbia janë para zgjidhjeve të vështira.

“Serbia duhet të ndalojë që të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe mendoj se është e kuptueshme që komunat me shumicë serbe të kenë njëfarë mundësie për të bashkërenditur shërbimet që i ofrojnë. Por, koha ka shumë rëndësi. Është viti kur duhet të kryhet kjo çështje dhe që të mundësohet lëvizja drejt normalizimit, që do të çojë deri te njohja e ndërsjellë. Prandaj, na vjen mirë që dëgjuam për planet tuaja për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe jemi të gatshëm që t’iu përkrahim”, ka thënë Murphy në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Kurti.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar që marrëveshja drejt normalizimit të zbatohet tërësisht.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
23.05.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë Nga…