Senatori Murphy i ashpër për ngjarjet në veri: Kurti ta ndalë menjëherë provokimin, jam i befasuar
Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili këtë javë ishte në vizitë zyrtare në Kosovë, ka thënë se është zënë në befasi nga ngjarjet e sotme në veri të vendit.
Ai ka thënë se në takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti nuk është folur për një plan të tillë nga ana e institucioneve të Kosovës.
“Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam zënë totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Murphy ka thënë se për këtë “zhvillim shqetësues” ka pasur edhe një telefonatë me këshilltarin special të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Just off the phone with @CounselorDOS re this troubling development. In my meeting Monday in Pristina w/ PM Kurti, he made no reference of a plan to access municipal buildings. As a friend of Kosovo, I am caught totally by surprise and he should end this provocation immediately. https://t.co/PfF1BaVNB1
— Chris Murphy 🟧 (@ChrisMurphyCT) May 26, 2023