Senatori republikan e quan nder takimin me Zelenskyn
15 maj 2022
| 08:43
Udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan, Mitch McConnell, ka thënë se delegacioni republikan e ka përfunduar vizitën në Ukrainë.
Sipas tij, ishte një nder të takoheshin me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
McConnell në udhëtimin e paparalajmëruar ishte i shoqëruar nga senatorët Susan Collins, John Barrasso dhe John Cornyn.
Zelensky tha se vizita e delegacionit republikan ishte “një sinjal i fortë i mbështetjes dypartiake për Ukrainën nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan”.
McConnell ka deklaruar se ky delegacion e ka rikonfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë plotësisht pas Ukrainës dhe do ta mbështetin atë derisa ta fitojë këtë luftë, shkruan CNN.