Senatorja amerikane në Bondsteel: Tentime të shumta të rusëve për të dëmtuar stabilitetin në Ballkan
04 korrik 2021
| 23:42
Senatorja republikane Joni Ernst, në përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizitoi kampin e Bondsteel-it në Kosovë, duke ua uruar ushtarëve amerikanë festën.
Njëkohësisht, Ernst i ka paralajmëruar forcat amerikane edhe për ndikimin rus në Ballkan si formë e prishjes së stabilitetit të vendeve, teksa ua ka përkujtuar misionin e tyre, raporton REL.
“Dua t’ua uroj të gjithëve 4 korrikun, si shenjë falënderimi për lirinë që po e gëzojmë. Epo, kjo është ajo për çka edhe Kosova po orvatet ta ketë. Ajo për të cilën kam ardhur unë këtu është përkujtimi i rëndësisë të prezencës së, jo vetëm Gardës Kombëtare Ushtarake, por edhe shteteve të tjera për stabilitetin e këtij rajoni”, ka deklaruar senatorja.