Separatistët në Yemen rrethojnë pallatin presidencial
30 janar 2018
| 19:46
Separatistët jugor të Jemenit kanë rrethuar pallatin presidencial në qytetin e Adenit, pas përleshjeve me forcat e mëparshme aleate të qeverisë.
Kryeministri Ahmed bin Daghar dhe anëtarët e kabinetit të tij besohej se ishin fshehur brenda kompleksit.
Separatistët – të cilët kishin mbështetur qeverinë në luftën e saj kundër lëvizjes rebele Houthi – kanë konfiskuar edhe bazat ushtarake të qytetit.
Kryqi i Kuq thotë se luftimet kanë lënë 38 njerëz të vdekur që nga e diela, njofton Klan Kosova.