Serbë me flamuj të Serbisë shihen afër qendrës së paraburgimit në Hagë, ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së

06 prill 2025 | 13:44

Në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Hagë, sot janë parë disa qytetarë serbë.

Në afërsi të Qendrës ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së, ata janë parë me flamuj të Serbisë dhe veshje me mbishkrime nacionaliste.

“Nacionale” ka siguruar disa fotografi nga Haga.

Ata gjatë qëndrimit kanë realizuar edhe fotografi.

Nuk dihen arsyet e këtij qëndrimi, megjithatë në Qendrën afër Scheveningen, po mbahën të paraburgosur Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi dhe ish-udhëheqës tjerë të UÇK-së.

Serbia, Beogradi zyrtar, disa herë ka organizuar edhe juristë e studentë për t’i përcjellur seancat në Hagë në mënyrë të organizaur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fshati Bare e Shalës ka zbardhur qysh në mëngjesin e…