Serbët dhe malazeztë më të armatosurit në rajon

19 qershor 2018 | 22:42

Serbia dhe Mali i Zi kryesojnë shtetet në rajon për posedimin e armëve nga civilët. Sipas statistikave të fundit të bëra nga një organizatë me seli në Gjenevë, që merret me armët e vogla, këto dy shtete kanë nga 39.1 armë për 100 banorë.

Bosnja dhe Hercegovina ka 31.2 armë për 100 banorë, kurse Maqedonia 29.8. Kosova renditet pas vendeve fqinje, me 23.8 armë për 100 banorë.

Më mirë se Kosova është Shqipëria, e cila është e fundit prej shteteve fqinje, me 12.03 armë zjarri për 100 banorë.

Image

 

Sipas organizatës “Small Arms Survey”, numri i posedimit të armëve të vogla nga ana e qytetarëve në botë është në rritje. Vlerësohet të jenë më shumë se 1 miliard armë zjarri në botë, e që është një rritje prej 17% gjatë 10 vjetëve të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë të emërimeve nga Kuvendi i Kosovës, disa nga…