“Serbët doni ju?” konflikti me policinë pas gazit lotsjellës tek Goran Bregoviç
22 gusht 2021
| 23:19
Disa persona janë shoqëruar për shkak se hodhën gaz lotsjellës në mes të turmës së njerëzve që dëgjonin Goran Bregoviçin në Korçë. Policia e ka pasur të lehtë të identifikojë disa prej tyre për shkak të pjesmarrjes së ulët në koncert. Një video e shpërndarë nga Albanian Post tregon dy prej të shoqëruarve që i bërtasin policëve në momentin që këta i kanë kapur. “Serbët doni ju? Mbajini ku*vat!” thonë ata, pasi një pjesë e atyre që shijonin muzikën e Bregoviçit ishin turistë serbë.