Serbët e arrestuar janë vizituar nga përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë
20 qershor 2023
| 16:40
Gjashtë të burgosur serbë janë vizituar nga një përfaqësues i Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë.
Lajmin e ka konfirmuar kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, derisa kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “nuk i privojnë asnjëherë të burgosurit nga të drejtat e tyre”.
“Së pari nuk ekziston kurrfarë barazimi, ne konsiderojmë që edhe të burgosurit kanë të drejta… Të gjithë të burgosurit kanë të drejtë për vizita siç e parasheh ligji dhe rregullat në Republikën tonë”, ka thënë Kurti.
Ndërsa ministrja Gërvalla tha se janë të kënaqur që e kanë lehtësuar këtë vizitë në aspektin teknik.