Serbët e Kosovës kundër Beogradit, duan të bëhen pjesë e FSK-së
09 nëntor 2018
| 13:45
Në Qendrën Mediale në Çagllavicë, Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka organizuar një debat publik për pakon e Projektligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri, me pjesëtarët e komunitetit joshqiptar.
Kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala, ka bërë me dije se deri tash janë 300 kërkesa të serbëve për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas tij, ky është numri i atyre që janë të interesuar për tu bërë pjesë e kësaj force, pavarësisht presionit nga Beogradi që edhe ushtarët e tanishëm ta lënë FSK-në.
/klankosova/