Serbët e Kosovës, me katër lloj pasaportash
Për serbët e Kosovës, lajmi për liberalizimin e mundshëm të vizave për Kosovën është kryesisht pozitiv, edhe pse kjo temë, si në diskursin privat ashtu dhe në atë publik.
“DW” në gjuhën serbe ka dhënë arsyetimin pse mund të jetë kështu.
Serbët nga Kosova aktualisht i kanë tre lloj pasaportash, ndërsa tash e kanë mundësinë që ta kenë edhe të katërtin, atë kosovar, përcjell radioja gjermane.
Së pari bëhet fjalë për pasaportat biometrike që janë dhënë në Rashkë deri në vitin 2009 edh pse pasaportat evidentohen nga qytete të Kosovës dha ato “hyjnë”në regjimin pa viza.
Lloji i dytë i pasaportave është ai që e ka dhënë e ashtuquajtura Administratë Koordinuese pas gushtit të vitit 2009 dhe që nuk bien në regjimin pa viza që do të thotë se ata nuk mund të udhëtojnë pa viza. Për këto pasaporta thuhet të jenë të rendit të dytë. Këtë kusht atëherë Komisioni Evropian e kishte arsyetuar me migrimin potencial ilegal, por edhe me pamundësinë që Serbia të garantonte shënimet e vërteta për këto dokumente udhëtimi. Deri në korrikun e vitit 2016, kjo administratë ka lëshuar 97.809 pasaporta .
Lloji i tretë i pasaportave janë pasaportat standarde serbe që i kanë qytetarët e Serbisë që disa qytetarë i kanë marrë duke e paraqitur rrejshëm vendbanimin vet në Serbi. Pronarët e këtyre pasaportave kanë regjim i njëjtë sikur deri më tash, pasi kanë mundur të udhëtojnë pa viza edhe para liberalizimit për qytetarët e Kosovën.
Pos këtyre, në qarkullim janë edhe pasaportat kosovare të cilat ende i posedon një numër shumë i vogël i serbëve. E kur të ndodhë liberalizimi , udhëtimi me to do të jetë më i lehtë.