Serbët e Kosovës nisen për Serbi në përkrahje të protestave të studentëve

15 shkurt 2025 | 14:23

Disa qytetarë serbë të Kosovës e studentë kanë shkuar për në Serbi, në përkrahje të protestave të studentëve atje.

Siç shkruan KoSSev, ata kanë publikuar një fotografi nga një pauzë që kanë bërë në Kralevë, ndërkohë që janë parë në disponim të mirë teksa shkojnë për të përkrahur studentët në Serbi.

“Të mbështesim studentët, rininë dhe gjithë botën e zgjuar që është në grevë me muaj në të gjithë Serbinë. Kemi ngecur në një vend për një kohë të gjatë”, këto ishin mesazhet e tyre në mëngjesin e sotëm nga stacioni i autobusëve në Mitrovicë.

Protestat në Serbi ka disa muaj që po mbahen pothuajse në secilin qytet atje dhe kanë ardhur pas tragjedisë së rrëzimit të një strehe në stacionin e trenit në Novisad që la të vdekur 15 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit…