Serbët e Mitrovicës së Veriut protestojnë kundët tarifës në mallrat serbe

07 mars 2019 | 16:22

Në Mitrovicën e Veriut është mbajtur përsëri një protestë e serbëve kundër siç është thënë “tarifës jocivilizuese, persekutimeve politike, përpjekjes për rrëmbimin e Trepçës si dhe për shuarjen e të drejtave të serbëve të Kosovës”.

Pjesëmarrësit kanë mbajtur flamujt e Serbisë, të Trepçës dhe mbishkrimet “Nuk e japim veriun dhe as Trepçën”, “Serbia të na ndihmojë” dhe “Ndal akuzave të montuara”.

Serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar vazhdimisht prej kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën prej 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnjës. Ata kanë kundërshtuar edhe miratimin e statutit të kombinatit “Trepça” nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Tanja Vujoviq, dekane e Fakultetit Ekonomik të të ashtuquajturit

“Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë”, të cilin institucionet e Kosovës e konsiderojnë si paralel, tha se “veprimet e shëmtuara” të Prishtinës e kanë detyruar atë të dalë në rrugë përkrah studentëve dhe popullit serb.

“Ne nuk pranojmë poshtërimin, shantazhin, taksat dhe ndalesat e pabazuara, dëbimin dhe arrestimin e anëtarëve të familjeve tona, qytetarëve dhe miqve”, tha Vujoviç, duke deklaruar se komuniteti ndërkombëtar po hesht ndaj kësaj situate, transmeton “REL”.

Ndërkaq Ratomir Millojeviq, përfaqësues i punëtorëve të “Trepçës”, që udhëhiqet nga menaxhmenti serb, tha se ligjet e miratuara nga Prishtinë për këtë kombinat janë veprime një-etnike dhe se “nuk kemi të drejtë morale t’i pranojmë ato ligje”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/29808925.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Inovacionit dhe ndermarrësisë, Besim Beqaj, ka zhvilluar sot…