Serbët e veriut të Kosovës kërkojnë nga qytetarët të ushqehen me mallra nga shtetet që nuk e njohin Kosovën
03 janar 2023
| 11:59
Serbët i janë kundërpërgjigjur fushatës së kosovarëve për bojkotimin e produkteve serbe.
Në pjesën veriore të Kosovës janë vendosur disa billborde ku u bëhet ftesë qytetarëve serbë të ushqehen me ushqime nga shtetet që nuk e njohin shtetin e Kosovës, shkruan ‘Jepi zë’.
“Nema predaje. Probajte jela zemalja koje nisu priznale Kosova*”
“Jo dorëzim! Provoni ushqim nga vendet që nuk e njohën Kosovën”, shkruhet në këto billbode.
Ndryshe në Kosovë ka filluar një fushatë e suksesshme për bojkotimin e produketeve serbe, ndërsa grupi që po e udhëhiqet nga biznesmeni i njohur Burim Piraj ka hasur në një përkrahje të madhe në gjithë vendin.