Serbët lëshojnë sirenat në veri, bllokojnë hyrjen e objektit të komunës së Zveçanit
Portali lokal nga “Mitrovica” ka publikuar një video në të cilën dëgjohet sirena në veri të Mitrovicës.
Për këtë çështje ka raportuar edhe “Radio Evropa e Lirë” në gjuhën shqipe, e cila ka shkruar se janë parë grumbuj qytetarësh në Zveçan dhe Zubin Potok para objekteve të këtyre komunave. E gjitha ka ardhur pas kërcënimeve të përsëritura nga Serbia për trazira në veri.
“Sirena alarmi u dëgjuan në Mitrovicë të Veriut, mesditën e së premtes, ndërkohë që qytetarët u mblodhën para objekteve komunale në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan”, shkruan REL.
Tutje, ky medium ka raportuar se para ndërtesës së komunë së Zveçanit është parë edhe makina e Policisë së Kosovës, e cila nuk ka dhënë ende ndonjë informacion për këtë çështje. Për më shumë, Milija Bishevac, ish-këshilltar në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ka folur për “Rel”-in, duke thënë se Izmir Zeqiri, kryetar i kësaj komune, ka tentuar të hyjë në objektin e kësaj komune.