Serbët mblidhen para Gjykatës në Mitrovicën e Veriut
26 mars 2018
| 14:40
Prezenca e shtuar e Policisë së Kosovës nga rajoni i Mitrovicës, ka bërë që të ketë reagime të qytetarëve serbë.
Para objektit të Gjykatës paralele në Mitrovicën e Veriut është mbledhur një numër i qytetarëve serbë të cilët sipas medieve në Serbi janë duke protestuar, shkruan “Telegrafi serb”.
Pikërisht para këtij objekti të Gjykatës duhej të mbaheshin bisedimet për dialogun e brendshëm, e ku do të merrte pjesë Marko Gjuriq.
Deri më tani para qytetarëve serbë askush nuk ka folur për t’iu treguar se çfarë do të ndodhë me konferencë. Si mysafirë janë edhe disa zyrtarë të Listës Serbe. (Lajmi.net)