Serbët me këngë nacionaliste bëjnë thirrje për pushtimin e Prizrenit (VIDEO)
10 janar 2022
| 08:19
Disa serbë janë parë nëpër rrugët e Novi Pazarit duke kënduar këngë nacionaliste serbe natën e krishtlindjes ortodokse, duke bërë thirrje për pushtimin e qytetit të Prizrenit, Dubrovnikut, Cetinjes e Nevesinjes.
Në tekstet e këtyre këngëve nacionalistët serbë i kënduan Kosovës si djep i Serbisë teksa u zotuan se do ta ruajnë gjithmonë si të tillë.
Kujtojmë se Novi Pazari njihet si qytet me shumicë myslimane në Serbi, ndërsa ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në listë të zezë e kanë futur anëtarin e presidencës së Republikës Serbe, Milorad Dodik