“Serbët më mbanin, shqiptarët më sillnin”, ish- i burgosuri politik rrëfen për torturat e Asllan Sllamnikut

07 gusht 2024 | 22:28

Fehmi Berisha, ish-i burgosur politik dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, rrëfen për torturat brutale të përjetuara nga Asllan Sllamniku, pjesëtar i UDB-ës, pas arrestimit në vitin 1981.

Fehmi Berisha, ish-i burgosur politik dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ka treguar për torturat që ka përjetuar në duart e Asllan Sllamnikut, pjesëtarit famëkeq të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit të njohur si UDB-a.

Në një intervistë për “Debat Plus”, Berisha rrëfen dhunën brutale dhe torturat e vazhdueshme që i janë shkaktuar nga Sllamniku dhe ndihmësit e tij.

Berisha kujton se gjatë hetimeve në Prishtinë, dy hetues të tjerë të UDB-së, Shaban Zeqiraj dhe Sabah Muhaxheri, nuk e kishin torturuar. Megjithatë, kur hetimet kaluan në duart e Asllan Sllamnikut, filloi një periudhë torturash dhe dhune intensive ndaj tij.

Berisha tregon se si serbët e mbanin të lidhur për karrige, ndërsa shqiptarët e goditnin me shkop të drurit dhe mjete të tjera të rënda.

Torturat, përveç të tjerash, përfshinin goditje me pendrek, dru dhe shkop bejsbolli.

“Aty kanë filluar torturat te Asllan Sllamniku. Isha te Asllani me dy ndihmës të vet, e ka pas një Bezhgjet, ka një herë ia kthejsha serbisht, se ma mirë e merrsha vesh ashtu. Ai kish qenë i Maqedonisë, i Shkupit, më duket Bezhgjet Bezhgjeti. Dhe një Bafti (Jakupi) prej Medvegje, thoshte se është profesor i fizkulturës. Kanë qenë shumi brutal. Tepër të egër, aq shumë kanë ushtruar dhunë dhe torturat sa që është e vështirë me i përshkruar. Përveç pendrek edhe dru, shkop bejsbolli… torturat kanë qenë të përnatshme.

Hetimet kanë qenë dy herë në ditë… kurse torturat natën, si u fikshin dritat të thirrshin Berisha eja, torturat vazhdonin deri në ora 3 të mëngjesit… Këta tre më kanë maltretuar, ka pasur edhe serbë, po atyre nuk kam arritur me ua mësu emrat. Ata (serbët) më kanë mbajtë, këta (shqiptarët) më kanë maltretuar”, ka thënë Berisha në “Debat Plus”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Dugolli, deputet i partisë në pushtet, ka deklaruar se…