“Serbët në Kosovë mbrohen duke mbështetur sistemin ligjor të Kosovës”

09 janar 2023 | 18:06

Në lidhje me ngjarjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe plagosjes së dy qytetarëve të Kosovës të komunitetit serb, ka reaguar politikani liberal serb Zoran Vuletiç, i cili pikësëpari dënoi gjuhën e përdorur nga autoritetet serbe ndaj Kosovës.

Vuletiç në një shkrim autorial të botuar në “Danas” thotë se pozicioni i serbëve në Kosovë më së miri mbrohet duke mbështetur sistemin ligjor të shtetit të Kosovës si bazë ku Serbia do të mund të arrinte “rregullimin e Planit të Ahtisaarit si konfirmim i fundit që serbët të jenë komb konstituent në Kosovë”.

“Në këtë rast mbështetja e sistemit ligjor të Kosovës do të ishte baza më e mirë për krijimin e një politike të re ndaj Kosovës, e cila do të përfshinte mbrojtjen e të gjithë qytetarëve, dhe që u jep serbëve bazë për negociata të mëtejshme e ku do të arrihej përmirësimi i planit të Ahtisaarit dhe konfirmimi i fundit që serbët janë kombësi konstituuese pa të cilin Serbia nuk mund të ndërmerr vendime strategjike në Kosovë”.

Vuletiç thotë se e gjithë kasta politike nuk e kupton realitetin e ri politik pas 9 qershorit 1999, nga një politikë e udhëhequr nga kriminelët e luftës si Sllobodan Millosheviq dhe Vojisllav Sheshel.

“Le të rikujtojmë mesazhet themelore të Albin Kurtit gjatë vitit të fundit në adresimet dhe intervistat e tij. Duhet ta mbajmë në vmend se ai sillet si kryeministrët i një vendi të pavarur, që mbështet koncept civil të shoqërisë, dhe i shmanget adresimeve personale për politikanët serb, merr llogari për atë që thotë, i adresohet serbëve në Kosovë si qytetarë të barabartë, dhe nuk veçon kombin shqiptar si superior”, ka shkruar Zoran Vuletiç.

“Gjatë asaj këshilltarët e Vuçiçit dhe propaganduesit publikonin bërllogje raciste ndaj popullit shqiptar në Twitter. Fatkeqësisht, për shkak të kësaj, Kosova është shtet i pavarur dhe kurrë nuk do të kthehet nën sovranitetin e Serbisë”, ka vazhduar të shkruajë më tej ai.

Vuletiç thotë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i frustruar me faktin se Albin Kurti është liruar nga burgjet serbe, derisa thotë se “opozita serbe nuk duhet të tregojë frustrimin e njëjtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Arezzos në Itali ka lënë të lirë 53-vjeçarin…