Serbët në veri me thirrje për bojkot të bizneseve shqiptare

28 gusht 2024 | 09:00

Pas hapjes së disa bizneseve në pjesën veriore të Kosovës,  po bëhen thirrje në rrjete sociale për të bojkotuar bizneset e shqiptarëve ku edhe janë kërcënuar qytetarët e komunitetit serb se nëse frekuentojnë këto biznese do të fotografohen dhe sanksionohen. Një pronar i një biznesi i cili vepron në veri të Mitrovicës tash e shumë vite i tha televizionit se nuk kanë hasur deri më sot në probleme të tilla ndonëse në biznesin e tyre kanë të punësuar edhe nga radhët e komunitetit serb. Policia thotë se nëse hasin në raste të tilla do të veprojnë.

Punimet i kanë nisur tash e 1 muaj.

Ngjashëm kanë punuar edhe disa biznese shqiptare në veri të Mitrovicës.

Ndonëse disa prej tyre tashmë janë hapur, ka disa thirrje kundër bashkëpunimit nga komuniteti serb, që po qarkullojnë ditëve të fundit.

Tëvë1 ka siguruar mesazhe ku iu kërkohet qytetarëve të komunitetit serb të bojkotojnë bizneset shqiptare, duke i kërcënuar siç thuhet, “përmes fotografive për t’u sanksionuar pastaj” nëse hyjnë në këto biznese, referuar një marketi që është hapur së fundi.

“Edhe njëherë, i lusim njerëzit tanë të mos afrohen “meridianit”, të gjithë ata që afrohen do të fotografohen dhe të sanksionohen ashpër! Duhet unitet”, thuhet në njërën prej mesazheve.

“Në bazë javore ne i kërkojmë njerëzve tanë që të mos afrohen, të gjithë ata që afrohen do të fotografohen, dhe të sanksionohen rreptësisht”.

E një menaxher biznesi në veri të Mitrovicës, thotë për Tëvë1 se tash e 20 vite që vepron në komunat veriore, nuk kanë hasur në bojkot nga komuniteti serb.

Sipas Gylshen Potokut, rasti i vënies së zjarrit në këtë biznes ende nuk është zbardhur.

“Zyrtarisht në këtë pjesë ku jemi tash jemi tash e katër vite, në kohën e pandemisë kemi dal këtu, si biznes i regjistruar, punëtorë të komunitetit serb ka, punëtorë të komunitetit boshnjak dhe gjithashtu shqiptar. Bojkot nuk ka pas asnjëherë sepse nevojat e tyre i kemi mbushur gjithëherë dhe kemi qenë në shërbim të tyre. Përveç rastit që na janë djegur maunat, nuk ka pasur problem , situata për momentin është e qetë”, tha ai.

Nga ana tjetër, kryesuesi i kuvendit komunal, Nexhat Ugljanin, nuk i përjashton edhe protestat.

“Janë disa thirrje për bojkot përmes disa portaleve, të cilët po funskionojnë në pjesën veriore. Duhet me qenë të përgatitur për qato llojë protesta dhe bojkotimi në mënyrë demokratike. Serbëve ju duhet integrimi sepse ajo që ka qenë më herët me marrëveshjen e Brukselit nuk ka ndodhur integrimi duhet me ndodh hap pas hapi”, tha ai.

E zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se do të shqyrtohen këto mesazhe për të cilat u njoftua nga televizioni.

“Policia e Kosovës për së afërmi i shikon këto elemente që ju po i përmendni, aty ku ka elemente për të hapur rast ne e bëjmë dhe marrim masa që siguria të jetë në nivel në qytetin e Mitrovicës së veriut, ose në veri të vendit në përgjithësi, me prokuror dhe hetimet do të vlerësohet si të veprohet tutje”, tha Elshani.

Së fundi në komunat veriore kanë filluar të hapen biznese nga sipërmarrës shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA,…