Serbët nisin një peticion për largimin e Policisë së Kosovës nga veriu

14 prill 2023 | 10:56

Në Mitrovicën e Veriut është vendosur një stendë ku po nënshkruhet peticioni për tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Stenda për nënshkrim është ngritur që nga dita e djeshme në afërsi të përmendores së Car Llazarit, përndryshe mbretit serb i cili e ka humbur Betejën e Kosovës, dhe deri më tani peticioni është nënshkruar nga “disa qindra qytetarë”, raporton portali serb “Radiokontaktplus.org”.

Nënshkrimi i peticionit ka filluar dje në afërsi të pikës së kontrollit të Policisë së Kosovës në afërsi të urës së Bistricës, në rrugën kryesore Mitrovicë-Leposaviq, ku është organizuar edhe një protestë kundër Policisë së Kosovës.

Siç është paralajmëruar, peticioni do të “qarkullojë” në veri në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Besnik…